Detaje tronditëse! Kërkoi t’i marrë xhiron ditore të lokalit, Eglantin Proga refuzoi të paguajë “gjobën”/ Zbardhen detaje të reja nga dh*nimi për vdekje i 42-vjeçarit në Pogradec

by editor

Të tjera detaje janë zbardhur për ngjarjen e rëndë në Pogradec. Akuza që hodhi i afërmi i viktimës në lidhje me gjobvëniet dyshohet të jetë motivi që ka çuar Denis Meçen të rrahë për vdekje Egli Progën.

Advertisements

Kjo është edhe njëra nga pistat të cilat po hetohen nga prokuroria, ndërkohë veprimet hetimore do të mbledhin fakte të tjera për dosjen, ku do të merren dhe dëshmi nga persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.

Advertisements

Ka dyshime të forta se Eglantin Progës i është kërkuar të dorëzojë xhiron ditore të lokalit nga grupi i Denis Meçes. Dyshohet se refuzimi i Progës për dorëzimin e xhiros ka bërë që ndaj tij të ushtrohet dhuna, që çoi në vdekjen e tij.

Policia po heton ndërkohë në disa pista përfshirë edhe gjobvënien.

Advertisements

(Balkanweb)

You may also like