Vrau me grushta babin e dy fëmijëve në Pogradec, Denis Meçe “shpëton” me gjobë ose 5 vite burgim?

by editor

Egli Proga nuk jeton më.

Advertisements

Jeta e tij u pre në mes mesditën e të dielës në Pogradec pas dhunës barbare të ushtruar nga 29-vjeçari Denis Meçe.

Advertisements

Për habi, Gjykata e Korçës ka vendosur që Denis Meçe të përballet me akuzën e “vrasjes nga pakujdesia”, e cila mund të çojë në një dënim maksimal prej pesë vitesh burgim, ose edhe me gjobë.

Kjo vendimarrje ka ngritur shumë dyshime, pasi fillimisht Policia e kishte referuar ngjarjen në Prokurori si “vrasje me dashje”, një akuzë që mund të kishte sjellë një dënim prej 10 deri në 20 vjet burgim.

Advertisements

Ndërkohë, për tre të arrestuarit e tjerë të lidhur me këtë ngjarje, Voltan Shulkun, Arian Manellarin dhe Leonidha Gucen, gjykata vendosi masën e “detyrimit për t’u paraqitur”.

You may also like