Euro në ‘pikiatë’, ekspertja e njohur zbërthen rënien e monedhave të huaja: Ja kur pritet stabilizimi i situatës

by editor

Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi në një intervistë televizive u shpreh se shqiptarët janë deri diku të varur nga monedha euro.

Radonshiqi: Ne e dimë që shqiptarët janë deri diku të varur nga euro dhe sipas INSTAT dhe Bankës së Shqipërisë rreth 1 e treta e shqiptarëve kanë një lidhje me remitancat dhe nëse themi kanë një lidhje me remitancat pjesa më e madhe e remitancave janë në monedhën euro.

Advertisements

Pra një nga elementët që vetë qeveria thotë që kemi rënie të euros apo një sasi të madhe të euros vjen për shkak të rritjes së remitancave.

Është parashikuar që periudha e gushtit do të kishte një rënie të ulët, pra një nënçmim tepër të ulët të euros dhe kjo për shkak edhe të rritjes së turizmit pikërisht në këtë periudhë.

Advertisements

Në momentin kur Banka e Shqipërisë bënte deklarate dhe thoshte që euro dhe leku janë një me një, në fakt në shumë pika të këmbimit valutor euro ka qenë nën një.

Dhe në këtë mënyrë kemi edhe një lloj abuzimi nag fetë pikat e këmbimit valuator.

Advertisements

Bizneset të bëjnë transaksione në monedhën lek dhe jo në euro.

Pra kjo është një zgjidhje.

Një stabilizim euro mund ta ketë nga mesi i tetorit.

You may also like