I nxehti dhe aktiviteti fizik, apeli i mjekëve: Reduktoni lëvizjet dhe sportet në orët e nxehta

by editor

Aktivitetet sportive konsiderohen si një nga mënyrat efikase për një shëndet të mirë, po këto ditë të nxehta mjekët këshillojnë reduktim të tyre.

Advertisements

Sforcimi i trupit në temperatura të larta sipas kardiologëve mund të shkaktojë probleme me zemrën. Kardiologët sugjerojnë gjithashtu shmangie të pijeve energjike, alkoolit dhe sa më pak ushqime me yndyrë.

Advertisements

Për të kaluar ditët e nxehta pa probleme bluzat e bardha këshillojnë një dietë të pasur me sa më tepër lëngje, perime e fruta të stinës.

You may also like