Aksident i rëndë në vend/ Makina humb kontrollin dhe del nga rruga, zbardhen detajet e para

by editor

Një makinë tip “Benz” teksa udhëtonte në drejtim të Mamurrasit, ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor dhe për pasojë drejtuesi i saj ka marrë plagë të rënda.

I lënduari është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, ndërsa policia po heton shkaqet e këtij aksidenti.

Advertisements

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

You may also like