Një 61-vjeçar u gjet i pajetë mesditën e sotme në rrugën “Ali Demi” në kryeqytet.
Advertisements
Policia e Tiranës ka identifikuar viktimën i cili është Bajram Dungu nga Burreli.
Advertisements
Blutë sqarojnë se 61-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.
Njoftimi i Policisë
Tiranë/Informacion paraprak/ Më datë 14.08.2024, në rrugën “Ali Demi”, ka ndërruar jetë shtetasi B.D, 61 vjeç, dhe nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.