”Si mundet që Egli humbi jetën nga një grusht?”, zbulohet përgjimi ambiental mes shokëve të autorit

by editor

Vrasja e Eglit Progës në Pogradec, pas dhunës fizike, vijon me mistere dhe kjo ngjarja ka bërë që shteti të reagojë. Por nga ana tjetër, është zbardhur një përgjim ambiental mes shokëve të autorit që i mori jetën 42-vjeçarit.

Advertisements

Leonidha Guce dhe Arian Manellari pyesin të shqetësuar njëri tjetrin se si ka mundësi që Egli ndërroi jetë nga një grusht.

Ky diskutim hedh dyshime sipas prokurores, se ata ndryshe nga çfarë thanë në polici se nuk e kishin parë ngjarjen, në të vërtetë kishin dijeni dhe nuk e kishin kallëzuar krimin.

Advertisements

Gjykata çmon se duhen kryer veprime të tjera hetimore dhe se kjo masë ndaj katër të dyshuarve, tre mos kallëzim krimi dhe Meçe për vrasje nga pakujdesia, duhet plotësuar me konkluzionet e mjekësisë ligjore.

Nga ana tjetër gjykata lë të hapur mundësinë se mund të arrihet në rezultate të ndryshme mbi kualifikimin e veprës nga ai që e ka sjellë prokuroria, mbasi të kryhen disa detyra që nuk bazohen tek dëshmitarët.

Ky dokument do të jetë një nga shkresat që do administrohet nga inspektoriati për sa kohë edhe gjykatës edhe prokurorisë i kërkohet informacion për të disponuar me fashikujt duke nisur nga momenti i referimit, ajo që kërkon të kuptojë Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë nuk lidhet me kohën kur u kryen veprimet dhe u dorëzua çështja në gjykatë, por se përse u ndryshua vepra penale.

Advertisements

You may also like