“Jam i pafajshëm, nuk kam lidhje me vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt”, ka deklaruar Plarent Dervishaj në GJKKO gjatë seancës së sotme ku u njoh me masën e sigurisë “arrest me burg”.
Advertisements
Plarent Dervishaj është arrestuar në datë 6 gusht në Dubai, ku forcat speciale i kanë shkuar në banesë dhe “i kanë thyer derën duke i thënë se të rrezikohet jeta dhe do të të bëjnë një atentat dhe do vish me ne”.
Advertisements
Më pas i kanë vënë prangat dhe e kanë çuar te stacioni i policisë në Dubai dhe nuk është lejuar të flasë me avokatin.
Pasi e kanë mbajtur 10 ditë në burg në komisariat, e kanë hipur në avion dhe e kanë sjellë në Shqipëri në Rinas dhe aty e ka arrestuar policia shqiptare.
Advertisements