Dje rreth orës 05:50 në qytetin Soline në jug të Kroacisë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku ku një person ka humbur jetën dhe gjashtë janë lënduar.
Advertisements
Pesë persona kanë pësuar lëndime të rënda fizike, ndërsa një është lënduar lehtë.
Advertisements
Aksidenti është shkaktuar nga një shtetas i Kosovës, i cili drejtonte automjetin me targa sllovene.
Shoferi 40-vjeçar ka qenë duke lëvizur me veturë nga lindja në perëndim dhe në një moment ka kaluar në korsinë e kundërt dhe ka përplasur pjesën e përparme të majtë të një automjeti tjetër me targa kroate, i cili drejtohej nga një shtetas 45-vjeçar kroat.
Advertisements
Shoferi 45-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa pasagjerët e atij mjeti, një grua 45-vjeçare dhe një 48-vjeçar, të dy shtetas të Polonisë, kanë pësuar lëndime të rënda fizike, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Pasagjerët e plagosur pas marrjes së ndihmës së parë në vendin e ngjarjes janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Dubrovnikut, raporton index.hr.
Në spitalin e lartpërmendur është ndaluar për shkak të lëndimeve të rënda shtetas i Kosovës.
Lëndime kanë pësuar edhe pasagjerët në veturën e tij, po ashtu shtetas të Kosovës.
Një grua 42-vjeçare dhe një fëmijë 11-vjeçar janë në gjendje të rëndë për jetë, ndërsa një 18-vjeçar ka pësuar lëndime të lehta dhe tashmë është liruar për trajtim në shtëpi.
Policia e Dubrovnikut menjëherë pas lirimit nga spitali të shoferit 40-vjeçar do të nisë hetim penal për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale të shkaktimit të aksidentit trafiku në komunikacionin rrugor.