Qëlloi për vdekje tezen e tij dhe e raportoi si vrasje, si u zbulua krimi i 36-vjeçarit

by editor

Është zbardhur misteri i vrasjes së një 62-vjeçareje në Janinë, e cila u qëllua për vdekje me pushkë gjahu.

Advertisements

Viktima mësohet se është vrarë nga nipi i saj pas një sherri mes tyre në banesë, për motive financiare.

Advertisements

36-vjeçari fillimisht e raportoi si vrasje, por kur u mor në pyetje nga policia rrëfeu se ishte ai që kishte kryer krimin.

Sipas informacioneve mes tyre kishte ndodhur një përleshje dhe 36-vjeçari ka marrë pushkën duke e qëlluar për vdekje.

Advertisements

Nipi ka telefonuar autoritetet paraditen e së premtes, duke pretenduar se e ka gjetur të vrarë 62-vjeçaren dhe është është marrë në pyetje.

Pak më vonë ai ka rrëfyer aktin e tij dhe po vijojnë hetimet me qëllim që autori të tregojë pranë autoriteteve se ku e ka hedhur armën e krimit.

You may also like