“Plas” grushti mes deputetëve në Parlament, burra dhe gra dhunojnë njëri-tjetrin (Video)

by editor

Deputetët e parlamentit të Turqisë kanë tërhequr vëmendjen e gjithë botës në seancën e kësaj të premteje.

Advertisements

Ata kanë bërë “bujë” pasi janë përleshur fizikisht gjatë seancës. Mësohet se një deputet i opozitës u sulmua pasi bëri thirrje për lirimin dhe pranimin në kuvend të kolegut të tij Can Atalayt, i burgosur për organizimin e protestave antiqeveritare.

Advertisements

Në pamje shihen deputetët e partisë në pushtet, AKP, teksa nisen drejt foltores duke e sulmuar deputetin opozitar Ahmet Sik. Më pas edhe dhjetëra deputetë të tjerë u përfshinë në përleshje.

Advertisements

Atalay është dënuar me 18 vite burg më 2022 mbi akuzat se është përpjekur të rrëzojë qeverinë përmes organizimit të protestave mbarëkombëtare në Parkun Gezi më 2013 së bashku me filantropin Osman Kavala, gjithashtu i burgosur dhe gjatë persona të tjerë. Të gjithë i mohojnë akuzat.

Pavarësisht burgimit, Atalay u zgjodh deputet në maj të vitit të kaluar me Partinë e Punëtorëve të Turqisë (TIP). Parlamenti ia hoqi mandatin, por më 1 gusht Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshëm vendimin për përjashtimin e tij.

You may also like