20 mijë euro gjobë biznesmenit, si ra në kurth kryekomisari i Durrësit

by editor

Gazmir Preçi, shefi i sektorit kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve ne Policinë e Durrësit u prangos me urdhër të SPAK pas dyshimeve për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”.

Por historia e tij i ngjan asaj të një gjobëvënieje pasi zyrtari i lartë i policisë së Durrësit shantazhonte prej ditësh pronarin e një lokali nate te ura e Dajlanit në Durrës.

Advertisements

Oficeri i Policisë kishte konstatuar se në këtë lokal disa pjesëtarë të stafit ishin të pasiguruar në punë.

Preçi e kërcënonte biznesmenin me mbyllje të aktivitetit nëse nuk paguante 20 mijë euro.

Advertisements

I gjendur përballë këtij presioni, ai ka shkuar në AMP ku ka bërë kallëzimin.

Biznesmeni ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë për të bërë regjistrimin e takimit për dhënien e parave

Advertisements

Duke qenë se është zyrtar i lartë, hetimet i mori SPAK nën drejtimin e prokurores Enkeleda Millonai.

Sipas informacioneve, zyrtari i policisë i ka kërkuar që paratë t’ia jepte një person tjetër, por biznesmeni e bindi që t’ia jepte vetë shumën e kërkuar.

Ai u takua me drejtuesin e policisë në një lokal në zonë e Kinostudios në Tiranë.

Ai ishte i pajisur me kamera të fshehtë ndërsa paratë u dhanë nga institucionet e drejtësisë. Nga 20 mijë euro i dha 10 mijë duke i thënë se pjesën tjetër do ja jepte disa ditë më vonë.

Në këtë moment ndërhyjnë agjentët e AMP duke arrestuar në flagrancë shefin kundër trafiqeve në policinë e Durrësit.

Në përfundim të veprimeve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale vlera prej 10 mijë eurosh, dokumenta të ndryshme dhe dy aparate telefonikë celularë.

Në SPAK, policia ka referuar dy akuza: “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në vitin 2021 Preçi, si ish-shef i komisariatit të Policisë Mallakastër, u arrestua për “shpërdorim të detyrës” dhe “kultivim të narkotikëve”, por çështja ndaj tij u pushua një vit më vonë.

You may also like