Mënyra e vetme për të matur sasinë e nitrateve në ushqime është në laboratorë të specializuar.
Advertisements
Kështu u shpreh eksperti i zhvillimit rural, Fatos Fico në Ditarin me Erion Dushit në A2 CNN, duke hedhur poshtë matjet përmes aparateve që janë publikuar së fundmi në internet.
Advertisements
Sipas tij nuk është e mundur që një aparat i tillë të bëjë matje tek ushqimi.
“Matja e nitrateve do të ishte e dobishme që të bëhej kaq thjesht me këtë aparat, por nuk është kështu. Në të ardhmen mund të jetë, por e vetmja mënyrë është që të bëhen në laboratorë të specializuar.
Advertisements
Nuk është e mundur që një aparat i tillë të bëjë matje tek ushqimi, kërkohet një përgatitje. Aparati i duhur mund të jetë spektometri ose një aparat elektromekanik që mat rezistencën elektrike kur mostra është e përgatitur dhe e kalibruar, jo thjesht në sekondë”.
Eksperti thekson se aparate të tilla nuk janë të certifikuara në vendet e zhvilluara europiane apo amerikane dhe për këtë arsye nuk mund t’u besohet.
“Këto aparate nuk janë të certifikuar nga asnjë institucion shtetëror, as në Amerikë nga Agjencia e Barnave, as në Europë dhe në asnjë vend të zhvilluar të botës, edhe në Shqipëri nuk janë të certifikuar për të bërë matjen e asaj që kërkojnë të masin.
Nga kërkimet që kam bërë unë askund nuk përdoret ky lloj aparati për të matur në mënyrë të saktë nivelin e nitrateve që mund të ketë ushqimi ynë.
Në Gjeorgji e Kosovë është bërë problem për këto matje, por në ansjë vend të botës nuk është ngritur kjo furtunë. Ky aparat nuk e bën atë për të cilën thuhet. Ka me dhjetëra pajisje elektronike”.