“Pasi e plagosi i bëri foto”, zbulohen detaje të reja si ndodhi ngjarja te “Komuna e Parisit”: Polici ndaloi makinën..

by editor

Gazetari Esido Barkaj ka mësuar detaje të reja nga plagosja e rëndë e Lorenc Kostës pasditen e sotme në Tiranë. Autor i dyshuar i ngjarjes është efektivi i policisë, Erion Goxhara.

Advertisements

Kosta ka qenë duke ecur në këmbë ndërsa autori ka ndaluar makinën. Pasi ka dalë Goxhara e ka qëlluar me plumba në pjesën e këmbëve për t’a dëmtuar rëndë. Më pas, efektivi i policisë i ka bërë fotografi.

Advertisements

Dyshohet se Kosta kishte lidhje me bashkëshorten e efektivit, dyshim çka ka bërë që autori të ndërmarrë veprimin ekstrem.

Pas ngjarjes Goxhara është larguar me mjetin e tij, ka mbërritur në banesë dhe ka marrë një çantë me vete. Më pas dyshohet se është larguar drejt Dajtit. Policia ende nuk ka arritur ta lokalizojë dhe arrestojë.

Advertisements

You may also like