E rëndë/ I moshuari i jep fund jetës, 90-vjeçari vetëvritet me armën e gjahut

by editor

Një i moshuar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë gjahu. Policia thotë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e 90-vjeçarit në lagjen 4 të qytetit të Korçës.

Advertisements

“Rreth orës 03:00, në lagjen nr. 4, Korçë, në banesën e tij, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi Dh. Gj., rreth 90 vjeç.

Advertisements

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut”, thotë policia.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Advertisements

You may also like