Gazetari Elton Qyno, në një intervistë në një emision televiziv u shpreh se SPAK po heton dy tendera në KQZ dhe se ka kërkuar dokumentacionin e plotë.
Advertisements
Qyno: Në fakt është një ngjarje e cila qysh në zgjedhjet e vitit 2023 u denoncua si një situatë korruptive përsa i përket një tenderi të drejtpërdrejtë, pra një tenderi me një marrëvveshje të drejpërdrejtë nga ana e KQZ përsa i përket blerjes së pajisjeve elektronike që do të bënin votimin elektronik.
Advertisements
Bëhet fjalë për pajisjet ku u eksperimentuan fillimisht në qarkun e Elbasanit dhe në disa qarqe të tjera por që më pas pati shumë debat përsa i përket vlerës financiare të tyre dhe në këto kushte që në atë periudhë kishte informacione për një abuzim financiar apo korruptim nga ana e strukturave shtetërore të KQZ.
Mesa duket tashmë SPAK ka hapur një hetim për dy procedura tenderuese si ajo e vitit 2020 dhe ajo e vitit 2021 dhe në këto kushte nga ana e SPAK është kërkuar e gjithë dokumentacioni i plotë i këtyre dy tenderave dhe me qëllimin e vetëm për të hedhur dritë mbi kompaninë fituese e cila është në fakt një kompani holandeze dhe padyshim duhet parë përsa i përket marrëdhënies që kjo kompani ka pasur me titullarët e KQZ.
Advertisements
Faktikisht këtu nuk ka pasur ndonjë ofertë nga kompanitë e tjera sepse tenderi ka qenë i drejtpërdrejtë dhe kompania e përzgjedhur me një marrëveshje kontraktuale direkte , nuk e di se si e ka justifikuar KQZ këtë pjesë por mesa duket e ka kryer si këto blerjet që konsiderohen si tendera sekret dhe në këto kushte e ka motivuar ligjërisht përsa i përket edhe përzgjedhjes së kësaj firme në këtë tender të cilën e kanë shpallur edhe fitues.