Fjalët e policit Goxharaj drejtuar Kostës: Të mësosh mos futesh më në familjen e tjetrit

by editor

Në një incident të rëndë që ndodhi në Komunën e Parisit në Tiranë, efektivi i Policisë, Erjon Goxhara, plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin Lorenc Kosta.

Advertisements

Sipas burimeve, Goxhara i ka thënë Kostës gjatë momentit të qëllimit, “Mëso të mos futesh në familjet e të tjerëve dhe të mos hash djersën e tjetrit.”

Advertisements

Motivi i ngjarjes lidhet me një lidhje jashtëmartesore që bashkëshortja e Goxharës kishte filluar me Lorenc Kostën. Goxhara kishte zbuluar tradhtinë që në muajin korrik dhe kishte kërcënuar Kosta përmes telefonit.

Pas plagosjes, Goxhara ka filmuar të plagosurin dhe ia ka dërguar videon kunatit të tij, gjithashtu efektiv policie. Më pas, ai është larguar me djalin e tij dhe është nisur drejt zonës së Freskut. Goxhara ka refuzuar të dorëzohet dhe ka shprehur dëshirën për të vrarë veten në vend që të përballet me burgun.

Advertisements

Forcat RENEA janë angazhuar në kërkimin e Goxharës dhe janë ofruar shpërblime për informacion që mund të ndihmojë në kapjen e tij. Efektivi akuzohet për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.”

You may also like