Breshëri plumbash tek dritarja ku flinte, nuk dihet kush e vrau 68-vjeçarin

by editor

Vrasja e 68-vjeçarit Frederik Radi në fshatin Lajthizë të Mirditës vazhdon të mbetet pa autor. Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 10 persona, kryesisht banorë të fshatit ku ndodhi krimi. Megjithatë, dëshmitë e tyre nuk kanë ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes.

Advertisements

Dyshimet kryesore janë se krimi mund të ketë qenë rezultat i ndonjë konflikti të mundshëm të viktimës me banorët e fshatit për çështje pronësie, por deri tani nuk ka pasur prova të qarta për këtë.

Advertisements

Viktima i cili ishte kthyer në vendlindje për të kaluar muajt e verës, u gjet i vrarë më 20 gusht nga vajza e tij në banesën e tyre në Lajthizë. Ai ishte qëlluar me breshëri plumbash nga dritarja e dhomës ku flinte.

Vajza, e cila kishte humbur kontaktet me të atin për dy ditë ishte nisur drejt fshatit dhe e gjeti atë të vdekur.

You may also like