Burrë e grua thurën planin, 23-vjeçari e vrau, zbulohet si u masakrua i moshuari në Memaliaj

by editor

Është zbardhur vrasja e 72-vjeçarit, Faik Ajdini, në Memaliaj, që u gjet i pajetë në anë të përroit.

Në pranga kanë rënë katër persona, sepse ishin të përfshirë në ngjarjen e ndodhur më 19 gusht.

Advertisements

Autorë të krimit janë Skënder Ajdini dhe Blerti Kanushi, të cilët akuzohen për vrasje me paramendim. Gjithashtu, në pranga ra edhe djali i 71-vjeçarit, Bledar Ajdini, i akuzuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi nuk denoncoi, ndonëse ishte në dijeni të ngjarjes.

Sipas hetimeve, shkak i ngjarjes së rëndë janë bërë konfliktet për motive të dobëta mes viktimës, Faik Ajdini, dhe bashkëshortëve, Skënder dhe Darovi Ajdini. Këta të fundit kanë nxitur Blerti Kanushin, 23 vjeç, për të kryer vrasjen.

Advertisements

23-vjeçari së bashku me Skënder Ajdinin vranë me thikë Faik Ajdinin më datë 19 gusht, rreth orës 07:00 të mëngjesit. Më pas, Blerti Kanushi u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa Skënder Ajdini me Darovi Ajdini u përpoqen të zhdukin provat.

You may also like