Shqiptarët s’kanë lekë, marrin borxhe/ Bankat rrisin numrin e kredive të dhëna. Ja si ndahen ato

by editor

Bankat në Shqipëri kanë rritur ndjeshëm shifrat e kredive të dhëna deri në fund të korrikut të këtij viti.

Advertisements

Banka e Shqipërisë raporton se sinjalet pozitive janë si për bizneset në investimet ashtu dhe për individët në konsum apo blerje të pronave të paluajtshme.

Advertisements

Për këto dy të fundit shtesa në shtatë mujor është me 15 për qind ose me 4 pikë më e lartë se rritja e së njëjtës periudhë të vitit të shkuar.

Madje, në blerjen e apartamenteve dinamika ka qenë e njëjtë që prej janarit.

“Kredia për banesa përbën rreth 67.4%, rreth 1 % më shumë se fundi i vitit 2023”, thuhet në analizë.

Madje, edhe bankat vijojnë të tregohen tolerante në këtë fushë duke ulur dhe normën e interesit nga mesatarja 4.5 në 4.1.

Edhe në fushën e bizneseve rritja ka qenë e ndjeshme me 13%, ose rreth dy herë më të lartë se ajo e shënuar një gjashtëmujor më parë.

Madje, rezulton se 64 për qind të totalit e zënë huatë afatgjatë, çka është sinjal për pritshmërinë në rritje nga investimet.

Institucioni financiar në vend shton se rënia e normave të interesit shënohet si në rastin e kontratave me monedhën vendase, ashtu edhe me atë të huaj.

You may also like