Nga janari i vitit që vjen do të na duhet që përpara se të udhëtojmë në vendet e Shengenit, të marrim një konfirmim on line në sistemin Etias nëse mund të udhëtojmë.
Advertisements
Ky rregull i ri shoqërohet edhe me një pagesë prej 7 euro për person dhe leja është e vlefshme për 3 vite. Shqipëria është një nga 60 vendet në gjithë botën që kanë të drejtën e lëvizjes së lirë pa viza në hapësirën Shengen.
Advertisements
Kjo është harta e vendeve dhe me ngjyrën jeshile, përfshi edhe Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, hyjnë në sistemin e ri të lëvizjes.
Po si do të funksionojë? Bashkimi europian e ka planifikuar prej kohësh këtë sistem të ri që bën një menaxhim më të mirë të hyrjes në kufirin e bashkimit europian. Sistemi do jetë aktiv në janar të vitit 2025 dhe për gjashtë muaj do jetë një periudhë prove.
Advertisements
Rregullat janë të qarta. Çdo person mbi 18-vjeç duhet të aplikojë duke futur të dhënat e tij të pasaportës dhe në e-mail do marrë një njoftim konfirmimi së bashku me një kod që është unik dhe që nuk duhet humbur. Leja e dhënë kushton 7 euro për person, për të gjithë të miturit nën 18 vjeç dhe të moshuarit mbi 70 vjeç përjashtohen nga pagesa. Nëse ndryshoni pasaportën, apo emrin duhet bërë aplikim nga e para sepse leja jepet për dokumentin e udhëtimit.
Koha e qëndrimit sërish është 90 ditë ndërsa kjo leje nuk do të heqë kontrollet në kufi, sërish çdo vend i Shengenit në kufi do kërkojë dokumentet shtesë për udhëtimin dhe ka të drejtën e refuzimit të hyrjes. Aplikimi duhet bërë shumë kohë para planifikimit të udhëtimit, ndërsa korrigjimi i të dhënave në sistem, nëse aplikimi është bërë gabim zgjat për 30 ditë.
Në listën e vendeve që do hyjnë në sistemin e ri, përveç vendeve të Ballkanit dhe Shqipërisë janë edhe shtetet e bashkuara të Amerikës, Kanadaja apo Britania e Madhe por edhe shumë vende të tjera në të gjithë botën.