Realizoi gol spektakolar nga jashtë zonës, sulmuesi shqiptar dhuron “show” në Ligën e Konferencës (Video)

by editor

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, rrëmbeu skenën në Ligën e Konferencës, teksa në minutën e 17-të, realizoi një gol spektakolar nga jashtë zonës, me fanellën e Kluzh në duelin ndaj qipriotëve të Paphos.

Me një goditje të kalibruar pasi shmangu disa kundërshtarë, Korenica e dërgoi topin në cepin e portës, duke mos i lënë asnjë shans portierit kundërshtar, teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, falë golit të 27-vjeçarit.

Advertisements

Vlen të theksohet fakti se Kluzh mbeti me 10 lojtarë në minutën e 40-të, pasi Deac u ndëshkua me karton të kuq./PANORAMASPORT.AL

GOLI I KORENICËS: VIDEO

Advertisements

You may also like