Ndërsa deri më sot thyerjen e besnikërisë e kemi quajtur si problem moral, në draftin e ndryshimeve të Kodit Penal, kjo do të jetë një vepër penale që do të ndëshkohet deri 3 vite burgim.
Advertisements
Sipas projektligjit të hedhur për diskutim thuhet: Mbajtja e dy ose më shumë martesash në të njëjtën kohë, apo bashkëjetesa me një apo më shumë partnerë/e në të njëjtën kohë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
Advertisements
Ky fat prêt dhe gruan e efektivit Ejon Goxhara dhe drejtorin e ERE-s.
Efektivi Erjon Goxharra me armën e shërbimit ka qëlluar 6 herë ndaj drejtorit të ERE Lorenc Kosta, për shkaqe xhelozie. Kosta ndodhet në spital në gjendje stabël, por ende në rrezik për jetën, ndërkohë që Goxhara është vetëdorëzuar në Polici. Bashkëshortja e efektivit Goxhara, më të cilin ka dy fëmijë, është njohur në vendin e punës me Kostën, aty ku dhe kanë nisur një romancë jashtëmartesore. Historia është zbuluar rreth 4 muaj më parë nga efektivi Erion Goxharra, ku kanë pasur edhe debate në familje, për të shpëtuar marrëdhënien.
Advertisements