Gazetari Eni Ferhati ka zbuluar detaje nga ekstradimi i shtetasit Arben Lamçja, i akuzuar nga SPAK se do siguronte kushtet për vrasjen e Nuredin Dumanit për llogari të Franc Çopjas.
Advertisements
Sipas tij, Lamçe ka mundur të organizojë së bashku me një person tjetër gjithë skemën se si do t’i bëhej atentati Dumanit, duke siguruar edhe mjetet e nevojshme.
Advertisements
“Emri i Arben Lamçes është një emër i nëndheshëm i botës së krimit, i paekspozuar deri në këto momente. Nuk diheshin lidhjet edhe aktiviteti i tij kriminal. Ai kishte marrë përsipër të ekzekutonte një nga killerat më famëkeq të botës së krimit në Shqipëri, Nuredin Dumanin. Është zbuluar nga komunikimet përmes SKYECC. Vëllezërit Çopja ishin të interesuar për eleminimine tij dhe kanë kontaktuar 50 vjeçarin, i cili në bashkëpuinim me një person tjetër kanë siguruar mjete që do përdoreshin për ekzekutimin e tij rreth 4 vite më parë.” –deklaroi gazetari.
Sipas gazetarit Ferhati bëhet fjalë për periudhën tetor-nëntor të vitit 2020, ku SKYECC ishte funksional dhe nuki ishte zbuluar ende nga autoritetet belge dhe franceze, nën koordinimin e Europol.
Advertisements
Kujtojmë që Lamçja u arrestua pak kohë më parë në Kosovë, ndërsa ndaj tij është caktuar masa e arrestit në burg për disa vepra te renda penale, nga ajo e sigurimit te kushteve për të kryer vrasje, organizatë kriminale, pastrim parash dhe kryerja e veprave në kuadër të organizatës kriminale dhe grupit të strukturuar.