Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Rrenxa në Vaun e Dejës.
Advertisements
Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se është qëlluar drejt një automjeti të parkuar, por fatmirësisht nuk ka persona të dëmtuar.
Advertisements
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e kapjen e autorit.
Njoftimi i Policisë:
Advertisements
Vau i Dejës/Informacion paraprak
Rreth orës 18:55, në fshatin Rrenxa, Bushat, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.