Plagosje me thikë në Astir/ Policia arreston autorin 25-vjeçar, viktima në gjendje të rëndë në spital (Emri)

by editor

Një plagosje me thikë është shënuar në zonën e “Astirit’ në Tiranë. Darmian Keli, 25 vjeç ka plagosur me thikë Amaralando Hoxhallarin, 34 vjeç. Ngarja ka ndodhur në Unazë të Re, sot rreth orës 18:45, (24 gusht 2024)

Advertisements

Nga të dhënat e para mësohet se Hoxhallari ka ngacmuar të dashurën 25 vjeçarit. Policia ka arrestuar autorin, Darmian Keli ndërsa i plagosuri është dërguar në spital

Advertisements

Plagosi me mjet prerës një shtetas, për motive të dobëta, identifikohet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në Unazë të Re, sot rreth orës 18:45, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës, një 34-vjeçar, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Advertisements

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale shtetasi D. K., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi D. K., për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin A. H., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

You may also like