Është zbardhur dëshmia e 25-vjeçarit Darmen Keli, i cili vrau me thikë mbrëmjen e djeshme 34-vjeçarin Amarildo Hoxhallari, për shkak se i ngacmoi të fejuarën.
Advertisements
Para grupit hetimor, autori ka dhënë versionin e tij sesi ka ndodhur ngjarja.
Advertisements
“Përcolla të fejuarën për tek parkimi dhe u ngjita për në shtëpi. Kur dola në ballkon pashë që një motor po e ndiqte dhe fliste duke e ndjekur paralel në makinë. I fola nga ballkoni më pas zbrita. Aty Amarildo Hoxhallari më ofendoi dhe më goditi. Pas përplasjes në një moment e godita me thikën që e kisha marrë nga shtëpia”, ka thënë ai, sipas dëshmisë së siguruar nga gazetari Igli Çelmeta.
Hoxhallari më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me një shokun e tij që drejtonte motorin. Por pak metra më pas ka rënë nga motori për shkak të plagëve. Policia ka arrestuar dhe shokun e tij drejtuesin e motorit për ‘Drejtim mjeti në gjendje të dehur’ pasi nga testi alkoolit ka rezultuar i pirë.
Advertisements