Sherr në një parking në Tiranë, roja dhunon rëndë të riun në ish-Bllok, zbardhen informacionet paraprake

by editor

Orët e para të ditës së sotme një sherr ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku një roje parkingu ka goditur me bërryl një 30-vjeçar.

I riu, i identifikuar si Endri Mera, ka rënë në tokë pa ndjenja dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Mësohet se sherri mes tyre ka ndodhur për një vend parkimi.

Advertisements

Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa ka vënë në pranga për për veprën penale “Vrasja me dashje”, rojen Geldian Daullçiu.

Njoftimi i policisë:

Advertisements

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin Gledian Daullçiu., 35 vjeç, banues në Tiranë, (roje në një parking në zonën e Ish-Bllokut), për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 76 e 22 të Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se ditën e sotme, rreth orës 06:30, në rrugën “Pjetër Bogdani”, pas një debati, ka goditur me bërryl në fytyrë shtetasin Endri Mera, 30 vjeç, i cili ka rënë në tokë pa ndjenja dhe është dërguar në spital, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Advertisements

You may also like