Inzaghi ‘ngre në qiell’ pas ndeshjes Kristian Asllanin: Lojtar i rëndësishëm, na jep një “dorë” të mirë kur futet në..

by editor

Interi mori mbrëmjen e djeshme fitoren në këtë sezon të ri. Kampionët në fuqi të Serisë A kanë mposhtur Leçen me rezultatin 2-0.

Simone Inzagi ka folur para mediave, pas këtij suksesi, teksa i pyetur nëse do ta kishte aktivizuar Asllanin edhe në momentin kur ndeshja ishte ende 0-0, trajneri i Interit e ka pohuar menjëherë, duke u shprehur se mesfushori shqiptar është mjaft i rëndësishëm.

Advertisements

“Ne ishim të zhgënjyer nga barazimi në atë mënyrë kundër kundër Xhenoas. Donim që të ktheheshim përsëri te fitoret, por kisha parë shenja të shkëlqyera gjatë javës. A do të hynte Asllani në fushë përpara penalltisë? Sigurisht, Asllani është një lojtar i rëndësishëm, i cili do të na jepte një dorë të mirë”, ka deklaruar Simone Inzagi.

You may also like