Kishte mbërritur në Angli ilegalisht duke u fshehur në pjesën e pasme të një kamioni, 33-vjeçari shqiptar bie në pranga

by editor

Një 33-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Marin Hysa, i cili u kap në një “shtëpi bari” u arrestua në Britani.

Advertisements

Mësohet se i riu shqiptar kishte mbërritur në Angli ilegalisht, duke kaluar kufirin në pjesën e pasme të një kamioni.

Advertisements

Ai dhe plantacioni i kanabisit u zbuluar kur policia bastisi një pronë në Haybridge Avenue, në Hadley, operacion që mesa duket është zhvilluar më 18 korrik.

Hysa u arrestua dhe brenda shtëpisë policia zbuloi një rrjet që ishte shtrirë për përshtatjen e ambientit në mënyrë që të përdorej më pas për të mbjellë bimët narkotike, sicc ishte pajisja me drita speciale dhe pajisje hidroponike.

Advertisements

Dy dhoma në katin e sipërm “strehonin” përkatësisht 44 dhe 49 bimë të rritura, ndërsa në një dhomë tjetër u zbulua, 128 fidanë.

You may also like