Stuhi të forta shiu dhe ere përfshijnë Elbasanin. Ka dëme materiale dhe dëme në automjete

by editor

Stuhi të forta shiu dhe ere përfshinë Elbasanin mbrëmjen e sotme.

Si pasojë e rrebeshit të fortë ka pasur thyerje të pemëve, dëmtime çadrash, dritaresh e çatish.

Thyerja e pemëve ka dëmtuar edhe mjetet që ndodheshin poshtë tyre.

Në anën perëndimore të hotel turizmit ‘Skampa’ thyerja e pemës dëmtoi dy automjete.

Sektori i punëve publike në bashki është duke punuar për riparimin e dëmeve.

Advertisements

You may also like