Flakë gjigante në aksin Lushnje-Rrogozhinë. Shkrumbohet biznesi i lëndëve drusore

by editor

Zjarr i madh në aksin Lushnje-Rrogozhinë. Shkrumbohet biznesi i lëndëve drusore.

‘Rreth orës 19:35, në vendin e quajtur “Qafa e Sokolit”, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, ka rënë zjarr.

Advertisements

Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, ka marë flakë dhe një biznes që merret me përpunimin e lëndës drusore.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses ndodhen në vendngjarje për të fikur zjarrin, si dhe për menaxhimin e trafikut në aksin e bllokuar të rrugës.

Advertisements

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit’.

You may also like