A priten reshje shiu? Surprizat e motit për ditën e sotme, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

by editor

Mbeten orët e para të ditës nën mbizotërimin e intervaleve me kthjellime në ultësirën Perëndimore dhe kalimeve të vranësirave, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore. Por parashikohet që gjatë mesditës dhe në orët në vijim vranësirat gradualisht të shihen në të gjithë territorin shqiptar.

Advertisements

Pritet që gjatë pasdites vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme të cilat më të fokusuara pritet të jenë në zonat malore, ku në skajin Verior dhe Verilindor parashikohet të ketë momentet të pakta me pika shiu në zona të izoluara. Mbrëmja sjell përmirësim të motit dhe largim gradual të vranësirave nga një pjesë e mirë e territorit.

Advertisements

Temperaturat e ajrit do të ulen si në vlerat minimale, por edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera më e ulët deri në 38°C vlera më e lartë.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Perëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

Advertisements

Kosova

Deri në orët e mesditës pritet që Kosova të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash, ku vranësirat më të dukshme parashikohet të jenë në zonat Veriore dhe Lindore të vendit. Por në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të shtohen dukshëm në të gjithë Kosovën, duke gjeneruar herë pas here reshje të izoluara shiu në një pjesë të mirë të territorit. Ndërsa orët e mbrëmjes dhe nata vonë sjellin përmirësim gradual të motit.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 33°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 35 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi Verior – Verilindor.

Maqedonia e Veriut

Orët e para të mëngjesit dhe paradites parashikohet të sjellin në Maqedoninë e Veriut kushte të qëndrueshme atmosferike, ku intervalet e gjata me diell do të jenë dominante. Ndërsa në orët e mesditës dhe pasdites kryesisht vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin e vendit, por nuk do të mund të krijojnë mundësi për reshje. Ndërsa gjatë mbrëmjes dhe natës vonë pritet largim gradual i vranësirave nga një pjesë e mirë e MV. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të ulen si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera minimale deri në 35°C vlera maksimale në rang vendi. Ndërkohë era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi Verilindor kryesisht.

Europa

Pjesërisht rajoni i Ballkanit dhe zonat për rreth Alpeve të Europës parashikohet të jenë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Gjithashtu mbetet Europa Lindore dhe Britania e Madhe te jene nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat pritet të gjenerojnë rrebeshe shiu të shoqëruara me stuhi afatshkurtra ere. Përmirësohen kushtet e motit përkohësisht në gadishullin Skandinav, duke bërë që të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Po ashtu pjesa më e madhe e Europës Qendrore dhe Jugperëndimi i kontinentit paraqiten me intervale të gjata kthjellimesh dhe kalime të lehta të vranësirave.

You may also like