Një 58-vjeçar ka ndërruar jetë mesditën e kësaj të marte në Tiranë.
Advertisements
Sipas një njoftimi nga policia 58 vjeçari, dyshohet se aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër.
Advertisements
Më tej policia thotë se si pasojë e dëmtimeve të marra, punonjësi ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Advertisements
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 27.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Dërvish Luzha”, dyshohet se, aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi K. I., 58 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.