Koncerti u kthye në “arenë boksi”, kush janë dy autorët dhe i plagosuri, njëri i përfshirë në politikë (Video)

by editor

Këngëtari i njohur grek Konstandinos Argjiros, ishte i ftuar një natë më parë për një koncert në një lokal në Palasë, por pas përfundimit të performacës së tij, ambienti u kthye në “arenë boksi”.

Siç njoftoi edhe policia më herët, disa persona janë përfshirë në një sherr të rëndë fizik, si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur një 42-vjeçar, i identifikuar si Artur Koçeku.

Advertisements

Ai është dhunuar nga dy persona të shpallur tashmë në kërkim, Xhoni Spaho dhe Genti Balec. Sipas informacioneve Spaho ka qenë më herët i përfshirë në politikë, kur kandidonte për deputet në zgjedhjet e vitit 2021, nga radhët e Partisë “Aleanca për Demokracinë e Re”.

Ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, thuhet se sherri ka nisur pas hapjes së një shampanje dhe përhapjes së pijes në tavolinat ngjitur.

Advertisements

You may also like