Çfarë ndodhi? Lirohet nga detyra inspektori i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit, ja kush e zëvendëson

by editor

Me propozim të kryeministrit Edi Rama, Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra inspektorin e Përgjithshëm të Shërbimit Informativ të Shtetit, Blend Çobani.

Advertisements

Në vendin e Çobanit si inspektori i Përgjithshëm i SHISH është emëruar Rafail Milo.

Vendimi i marrë nga Këshilli i Ministrave hyn në fuqi menjëherë.

Advertisements

V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË INSPEKTORIT TË PËRGJITHSHËM TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Advertisements

Blend Çobani, inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit, lirohet nga kjo detyrë.
Rafail Milo emërohet inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

You may also like