Apartamenti u përfshi nga zjarri, çifti hidhet nga kati i 7-të me fëmijën dy muajsh për t’iu shpëtuar flakëve

by editor

Një çift në Brazil kanë vdekur pasi u hodhën nga kati i shtatë së bashku me fëmijën e tyre në një përpjekje të dëshpëruar për t’i shpëtuar zjarrit.

Advertisements

Luiz Evaldo Lima, Graciane Rosa de Oliveira dhe djali i tyre dy muajsh Léo Oliveira de Lima humbën jetën teksa po përpiqeshin t’i shpëtonin zjarrit që shpërtheu në banesën e tyre në Brazil.

Advertisements

Shkaku i zjarrit në një pallat në Valparaíso de Goias, pranë Brasilias, po hetohet. Por sipas një dëshmitari të paidentifikuar, flakët u përhapën shumë shpejt.

You may also like