Mijëra peshq të ngordhur mbuluan sipërfaqen e detit në Volos të Greqisë. Në pamjet e publikuara në mediat greke mund të shihet se si mijëra peshq kanë mbuluar bregun e detit
Advertisements
Mijëra peshq të ngordhur mbuluan sipërfaqen e detit në Volos të Greqisë. Në pamjet e publikuara në mediat greke mund të shihet se si mijëra peshq kanë mbuluar bregun e detit.
Advertisements
Ekspertët duke folur për mediat greke pohuan se peshqit e ngordhur ishin peshq të ujërave të ëmbla.
Shtatë anije të mëdha peshkimi mëngjesin e së mërkurës (28/08) nisën mbledhjen e peshqve të ngordhur nga zona detare e Volos, pas një marrëveshjeje mes peshkatarëve dhe Rajonit të Thesalisë.
Në ditën e parë të operacionit të koordinuar janë grumbulluar gjithsej 57 tonë peshq të ngordhur, të cilët janë dërguar për djegie në një kompani në Larisa.
Peshqit e ngordhur janë kudo dhe janë përhapur në të gjithë gjirin. Anijet e peshkimit janë në lëvizje të vazhdueshme për të mbledhur sasitë e mëdha deri në mesin e javës së ardhshme.
https://twitter.com/i/status/1828524315798896983