Ab*zoi me një qen, policia procedon në gjendje të lirë burrin në Tiranë

by editor

Specialistët e Komisariatit të Policisë në Tiranë kanë proceduar në gjendje të lirë shtetasin M. G., 62 vjeç, për veprën penale të keqtrajtimit të kafshës.

Advertisements

Ky veprim erdhi pas publikimit të pamjeve filmike në disa media online, ku duket se M. G. është duke kryer veprime abuzuese ndaj një qeni.

Advertisements

Pamjet e shpërndara kanë shkaktuar shqetësim të gjerë publik dhe kanë nxitur reagime nga komuniteti dhe organizatat për mbrojtjen e kafshëve. Materialet hetimore për këtë rast janë referuar Prokurorisë për të vazhduar me procedurat e mëtejshme ligjore.

Në njoftimin e autoriteteve, thuhet: “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan në gjendje të lirë shtetasin M. G., 62 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ‘Keqtrajtimi i kafshës’, parashikuar nga neni 207/c i Kodit Penal. Sipas pamjeve filmike të publikuara në disa portale, dyshohet se ky shtetas ka keqtrajtuar një kafshë (qen). Materialet i kaluan Prokurorisë.”

Advertisements

You may also like