Një zjarr ka rënë mbrëmjen e djeshme në lagjen “Uznovë” në qytetin e Beratit. Zjarri ra katin e dytë të banesës dy katëshe, në pronësi të shtetasit Sejdin Likollari.
Advertisements
8 personat e kësaj familjeje, që jetonin në këtë banesë ndodheshin në katin e parë kur kanë pikasur tymin dhe zjarrin, që ra në katin e dytë të banesës. Ata kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësit, ndërkohë që janë përpjekur edhe vetë të shuajnë flakët.
Advertisements
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivët zjarrfikës, që në një kohë të shkurtër kanë bërë të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve dhe fikjen e zjarrit.
Si pasojë e zjarrit është shkrumbuar totalisht kati i dytë i banesës, ku jetonte djali i Sejdinit, me bashkëshorten dhe fëmijët.
Advertisements
Ndërkohë që dëmet materiale, të shkaktuara në banesë janë të mëdha, burimet zjarrfikëse në vendngjarje dyshojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Sejdin Likollari, deklaron se zjarri mori përmasa të mëdha menjëherë dhe ishte e pamundur ta fiknin, edhe pse u përpoqën vetë me zorra e kova me ujë. Ai pohon se dëmet janë të mëdha dhe se djali me familjen e tij tashmë ndodhet në qiell të hapur.