“Pyete nënën e fëmijëve të tu, a i kam bërë…”/ Zbardhet sms-ja kërcënuese e presidentit të “Iliria-s” ndaj Dukës

by editor

Policia e Durrësit vuri sot në pranga presidentin e klubit “Iliria”, Nazmi Selmani, dy djemtë e tij, futbollistë të klubit “Iliria”, Brajan dhe Santiago Selmani dhe shtetasit Redian Loci dhe Petrit Selmani, pasi kërcënuan fillimisht me sms dhe më pas i shkuan në banesë, presidentin e FSHF-së, Armando Duka.

Advertisements

Shkak mësohet të jetë bërë, fakti që një prej djemve të Nazmi Selmanit, Gentian Selmani, i cili aktivizohet si portier në ekipin e Tiranës, nuk është thirrur në Kombëtare.

Advertisements

Sakaq, është zbardhur edhe mesazhi kërcënues që presidenti i Klubit “Iliria” i ka dërguar Armando Dukës.

Në mesazh, Nazmi Selmani i shkruan të Dukës, të pyesë bashkëshorten dhe fëmijët, nëse ai i ka bërë ndonjëherë të qajnë.

Advertisements

“…..pyte nonen e kalamajve tuj pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt…”, shkruan ai.

Pas denoncimit, autoritetet kanë vënë në pranga:

-Nazmi Selmani, President i klubit “Iliria”,

-Redian Loci

-Petrit Selmani

si dhe dy djemtë e Presidentit të klubit “Iliria” që janë futbollistë në të njëjtin ekip,

-Brajan Selmani 20 vjeç dhe

-Santiago Selmani 22 vjeç.

Dy të tjerët, Adolf Selmani 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç, të dy banues në Krujë, janë proceduar në gjendje të lirë.

You may also like