31-vjeçarja në Korçë u dogj nga ish-burri me benzinë/ Reagon ministrja e Shëndetësisë: Mjekët po bëjnë më të mirën e mundur

by editor

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi këtë të shtunë në Korçë, ku një burrë dogji me benzinë ish-bashkëshorten.

Advertisements

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo thotë se mjeket e shërbimit të Djegie-Plastikës në QSUNT po bëjnë më të mirën e mundur për Melisa Trëndafilin.

Advertisements

Sakaq, Koçiu inkurajon institucionet përgjegjëse për ndalimin dhe dënimin maksimal të Bledar Trëndafilit.

Reagimi i Ministres se Shendetësisë:

Mjeket e shërbimit të Djegie-Plastikës në QSUNT po bëjnë më të mirën e mundur për Melisën, vajzën, nënën e dy femijëve të vegjël nga Korça, e cila u sulmua sot në mënyrë brutale nga një “burrë” frikacak, që duhet të ishte krahë saj për ta mbështetur në rritjen e edukimin e fëmijëve, por që sot në mënyrë tinzare vendosi të kthehet në agresorin e saj, nënës së fëmijëve të tij.

Advertisements

E teksa inkurajoj institucionet përgjegjëse për ndalimin dhe dënimin maksimal të tij, i jam pranë me zemër familjes së Melisës. Askush nuk duhet të përjetojë një dhimbje të tillë.

Do të qëndrojmë kundër dhunës dhe mbështesim të gjithë ato gra që bëhen viktima të këtyre “burrave” që meritojnë ndeshkim maksimal. Kjo është një betejë që askush nuk e fiton dot vetëm, ndaj bashkë duhet të punojmë shumë e të bëjmë të pamundurën, të parandalojmë ngjarje si kjo e sotmja./abcnews.al

You may also like