Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në një qendër tregtare në kryeqytet.
Advertisements
Një vajzë 4-vjeçare është është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të.
Advertisements
Si pasojë e mitura është dëmtuar, ndërsa është dërguar menjëherë me ambulancë në spital. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Advertisements
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.09.2024, rreth orës 11:15, në një qendër tregtare në rrugën “Murat Toptani”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të, një e mitur 4 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.