Vrasja e Andi Zylyfit u vendos në “Rinas”/ Mikael Kamami: E preu ‘biletën’ për në Kanada

by editor

Vrasja e Andi Zylyfit, djalit të dajës së Erjon Alibejt, i futi frikën në palcë këtij të fundit, pasi Zylyfi kishte vetëm pak minuta që ishte ndarë nga ai, duke i thënë këtij të fundit se do shkonte në Kavajë për të marrë të fejuarën.

Advertisements

Por një pritë e mirë-organizuar nga njerëzit e Talo Çelës, bëri që Andi Zylyfi të pësojë 29 plagë në trup dhe në këtë ngjarje të mbetet i plagosur dhe miku i tij, Ardit Uruçi.

Advertisements

Organizata e drejtuar dhe financuar nga dy vëllezërit “Çopja”, arritën në atë nivel sa çdo gjashtë muaj ekzekutonin një person nga anëtarët e grupit të Erjon Alibejt, duke mos e lënë këtë të fundit të ngrejë kokën.

Niveli i ekzekutimeve seriale u përsërit disa herë aq sa Mikel Kamami, me mburrje fliste me superlativa për çdo viktimë të vrarë duke përdorur kodin:

“…Iku për Kanada…, e preu biletën… bussines klass…”.

Ora News, raporton se Zylyfi atë dhjetor të 2019-ës, kishte mbërritur nga Italia duke zhvilluar një takim me Alibej, me të cilin bashkëpunonte financiarisht për të kryer kundërpërgjigje kriminale, ndaj vëllezërve Hajdar dhe Franci Çopja.

Por në të njëjtën kohë, në 8 dhjetor 2019 ka mbërritur nga Turqia në Rinas, njëri nga vëllezërit “Çopja”, Hajdar Çopja alias Bako ose Hysa Çopja.

Çopja është shfaqur në Rinas me rroba të zeza dhe një valixhe me rrota, duke u vendosur në hotel “Jurgen” duke marë një dhomë.

Pas disa minutash, Çopja takohet me një person të identifikuar tashmë nga SPAK, dhe së bashku hyjnë në një makinë duke qëndruar në parkingun e aeroportit të Rinasit.

Diçka flasin së bashku dhe më pas largohet. Por dyshohet shumë se pikërisht në këtë takim, është ndarë eliminimi fizik i Andi Zylyfit.

Në fakt mbërritja e Hajdar Çopjas në Shqipëri, në datën 8 dhjetor 2019 është hera e fundit që ai ka hyrë dhe brenda të njëjtës ditë ka dalë nga Shqipëria.

Ai kishte disa dokumente, (kartela mjekësore të këmbës) për t’i dorëzuar tek Shërbimi i Provës në Elbasan dhe për të marrë kontakt me këtë shërbim.

Kjo pasi Çopja, ishte deklaruar fajtor dhe dënuar me 3.5 vite burg për plagosjen e vëllezërve Klevis dhe Emiljano Gjinin.

Por ky dënim me burg ishte kthyer me kusht, duke detyruar Çopjan të mbante kontakt me shërbimin e provës, por në fakt ai nuk ka shkuar.

Dokumentet e Hajdar Çopjas, në shërbimin e provës në Elbasan dyshohet t’i ketë çuar dorazi Arben Lamçja, duke firmosur se ishte paraqitur vetë Hajdar Çopja.

Por në fakt qëllimi i vizitës së fundit në Shqipëri i Hajdar Çopjas, ishte ndarja e punës së Andi Zylyfit, djalit të dajës së Erjon Alibejt.

Vrasja e tij është kryer pasi “Çopjat” kishin marrë informacion të detajuar se ai financonte Alibejn dhe po mblidhte informacion, për anëtarët e grupit dhe më konkretisht për Mikael Kamamin.

Pesë ditë nga ardhja dhe ikja e Hajdar Bakos, vritet Andi Zylyfi. Vrasja e tij ndodhi në 13 dhjetor 2019, duke sjellë një tronditje të thellë psikologjike për Erjon Alibejn, i cili i ka treguar SPAK-ut se atë mbrëmje në lagjen e Mikel Kamamit kishte filluar festa.

Në këtë vrasje, kanë marrë pjesë si organizatorë dhe ekzekutues: Hajdar Çopja, Mikel Kamami, Talo Çela, Altin Ndoci, Guri Biba, Arzen Mama, Dorjan Shkoza dhe dy vëllezërit Haxhija të vrarë në Durrës.

Grupi kishte gati 1 muaj që përgatitej për këtë vrasje, pasi gjatë komunikimit në aplikacionin “Sky”, Mikel Kamami në 27 nëntor 2019 i ka shkruar Guri Bibës duke i thënë se: “…të gjithë personat do marrin ato që meritojnë…”.

Ata kishin siguruar dhe një “Benz-Mercedes”, të cilin Talo Çela ia kishte marrë Nuredin Dumanit, dhe më pas mjeti është çuar në servisin e Dorjan Shkozës dhe prej këtej ka qenë beratasi Irfan Azizi, që e ka çuar makinën e servisin e tij në Poshnjë, duke e çmontuar totalisht.

Për grupin Irfan Azizi kishte marrë nofkën “Kasapi”, pasi ka çmontuar thuajse të gjitha makinat e përdorura në vrasje.

Andi Zylyfi, së bashku me disa persona nga Peqini ndiqte në Elbasan lëvizjet e Kamamit, dhe këtë gjë e bënte me porosi të Erion Alibej.

Por ndjekja e tij kishte rënë në sy të Kamamit ndaj ky i fundit mobilizon skuadrën e vrasësve që drejtohej nga Talo Çela.

Në 13 dhjetor 2020 Mikel Kamami, i shkruan Arzen Mama duke i thënë se: “…tani do dali me shpat ai, se e ka kap euphoria e të fortit, të paprekshmit…”.

Një ditë pas vrasjes së Zylyfit, sërish Mikael Kamami i ka shkruar në “Sky” Guri Bibës duke i thënë se: “…i vranë katunarët…”, duke nënkuptuar Andi Zylyfin.

Në të njëjtën kohë, Kamami i ka kërkuar dhe orienton Guri Bibën, që të monitorojë se mos vjen “Krymi” dhe mos qelbet.

Më tej, Kamami në bisedë me shtetasin Guri Biba i shprehet këtij të fundit se do jenë duke folur me vete, Erion Alibej dhe familjarët e shtetasit Andi Zylyyfi.

Ndërsa në vijim i shkruan se: “…çfarë po flasin njerëzit… për ngjarjen në qytet…”?

“…Do jen t`u fol me veten ka***t…hahaha. Po njerëzit për ça po flitet në përgjithësi…kush e ka ba. Do ken qën shejtan drreqit. Se të gjithëve do ti vi ora. Se bajn të gjithë si burra të mirrë pastaj. Ke me i pa të gjithë…”, i shkruan Kamami, Guri Bibës.

Më pas Mikael Kamami në bisedë me Ado Xhikën, i thotë këtij të fundit duke i shkruar:

“…ky është i vetmi që hyni pa lidhje,se si ju duk këtij ka**t, akoma se kam marrë vesh. Pa më njoft fare mu ka. Do binte robt ai me vra njerëz! E pa si rob q**, pastaj kujt. Po janë karma e lale, janë kalamaj bythe…”.

Më tej, Kamami i shkruan Aldo Xhikës duke i thënë se: “…janë 50 veta që do vdesin…”.

Sipas Kamamit, Andi Zylyfi, ka qëndruar poshtë pallatit me armë dhe bënte horrin, pasi është djali i dajës së Erjon Alibej.

“…do i ket rrafë Gjelin najanit se ska mundësi tjetër. Paska qënë çuni i dajës së “Krymit”. Se po e japin lajmet. Poshtë pallatit me armë, epo në rrugë tu bë horrin.Palla si koqe ka***.E fluturojn me pras n’byth, edhe duhen parkexhu…”, i shkruan Kamami, Ado Xhikës.

Më tej, biseda në “Sky” vijon mes tyre, ku sërish Kamami i shkruan Xhikës duke i thënë: “…se po vlon i gjithë Peqini dhe çfarë donin ato me armë ishin mirë me gjelat e detit…”.

“…Po ça thu, a tu ziii i gjithë Peqini! Ça thu, po vlon po vlon Peqini nga llafet hahahaha. Po çdonin, ato ishin mirë me gjela deti tu shit donin pushkaaaa këto rri eeee me gjela aty k**. Ato duen paksu tani, si qeka kot Kasati infrakt, gjuha mrena, si trondit veni.E pe tek kirrugjia vidjon, ça ulurimash…”.

Lidhur me këtë deklaratë të Mikel Kamamit, policia kriminale ka siguruar në Youtube një video ku shfaqen familjarët e Andi Zylyfit në spitalin e Elbasanit dhe dëgjohen fjalët: “…zgjohu se ske bërë asgjë, zgjohu…”.

Andi Zylyfi, kishte ndëruar jetën nga 29 plagë tejshpuese të mara në trup.

Një ditë pas vrasjes së Zylyfit në 14 dhjetor 2019, Mikael Kamami, i dërgon Ado Xhikës një foto lajmi me të dhënat e vrasjes së Zylyfit dhe shprehet se Erjon Alibej, “ja bani menjen pordhë dhe se do shpërthejë nusja e dajës së Erjonit duke i thënë: “…më vrave çunin…”.

Gjithashtu, Mikel Kamami i shkruan Ado Xhikës, duke i dërguar mesazhet si më poshtë vijon: “…kush ka ngec ka ngec, avjonin për Kanada bussnez klas edhe ok. Jo i shkreti më është dhimbsh shumë…”.

Po në datën 7 janar 2020, Mikael Kamami i ka shkruar mesazhe Ado Xhikës, duke i thënë se e ka mendjen akoma tek personi që ka ikur Kanada dhe shyqyr që mori avionin për Kanada.

Nga natyra e kësaj bisede kuptohet se bëhet fjalë për vrasjen e shtetasit Andi Zylyfi.

Ata kishin siguruar dhe një “Benz-Mercedes”, të cilin Talo Çela ja kishte marrë Nuredin Dumanit, dhe më pas mjeti është çuar në servisin e Dorjan Shkozës dhe prej këtej ka qenë beratasi Irfan Azizi, që e ka çuar makinën e servisin e tij në Poshnjë, duke e çmontuar totalisht.

Për grupin, Irfan Azizi kishte marrë nofkën “Kasapi”, pasi ka çmontuar thuajse të gjitha makinat e përdorura në vrasje.

You may also like