“U ula te shkallët dhe më hodhi benzinë, tentova të…”/ I shoqi i vuri flakën, çfarë dëshmoi 31-vjeçarja

by editor

Historia e ngjarjes makabër që ka ndodhur në Korçë dyshohet që e ka zanafillën tek përdorimi kronik i drogërave nga ana e bashkëshortit, i cili më tri ditë më parë (31 Gusht) kreu aktin e rëndë teksa i hodhi benzinë dhe i vuri flakën nënës së fëmijëve të tij.

Advertisements

Policia dhe grupi hetimor që po tentojnë të zbardhin shkaqet e ngjarjes kanë siguruar dëshmi të shumta, po ashtu edhe pamje filmike të një kamere banese aty pranë. Nuk dihet ende se përse nuk vëhet në pranga autori, i cili, sipas të dhënave nuk posedon ndonjë automjet që të jetë larguar prej vendit të ngjarjes, ndërsa mësohet se vëllai i të plagosurës, nëna e saj dhe një grua, e cila i ka dhënë ndihmën e parë Melisës kanë dhënë edhe versionet e tyre në lidhje me ngjarjen dhe që janë dokumentuar nga ana e oficerit të Policisë Gjyqësore.

Advertisements

Po ashtu bëhet me dije se për pak çaste ka mundur të dëshmojë edhe vetë e djegura, ndonëse ajo ka qenë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore e për pasojë menjëherë është bërë dërgimi i saj për te Reparti i Djegieve në QSUT. Nga sa është mësuar nga dëshmitë e të gjithë personave që kanë dijeni në lidhje me konfliktin familjar që ka çuar Melisën në largimin nga banesa e saj drejt banesës së nënës së saj, ka qenë fakti se Eltoni kishte nisur përdorimin e drogërave.

Në momentin kur e reja e ka parë që e ka humbur betejën për ta nxjerr nga varësia, ajo është larguar duke e kërcënuar me divorc, por që nga muaj nëntor i vitit të kaluar, kur ajo ka ikur nga shtëpia bashkë me dy fëmijët e mitur, nuk kishte ngritur asnjë padi për ndarjen me Eltonin. Por ai e ka thirrur të shtunën duke i kërkuar ta takonte e të flisnin. Ajo ka dalë nga shtëpia e nënës dhe është takuar me të, sapo ka nisur të flasë, ai i ka hedhur benzinën dhe më pas i ka vënë edhe flakën.

Advertisements

DËSHMITË

Dëshmitarja e parë është një grua, e cila ka dëgjuar Melisën duke ulëritur dhe kërkuar ndihmë. Ajo ka dalë dhe ka parë të renë të digjej në flakë. Është përpjekur t‘i heqë rrobat dhe më pas ka nisur edhe ajo të kërkojë ndihmë. Vajzën që digjej e kanë futur në banesë dhe bashkë me një person tjetër i kanë izoluar flakët por pa mundur ta shpëtonin nga djegia në pjesë të shumta të trupit.

Autori i krimit thuhet se u largua me hap normal dhe ka kaluar para shtëpisë së nënës së gruas aty ku ishin edhe dy fëmijët e tij. I vëllai ka dëgjuar ulërimat ka dalë jashtë, por kishte harruar telefonin në shtëpi. Ku ka kuptuar se çfarë i kishte ndodhur motrës ka hyrë në shtëpi sërish, ka marr telefonin dhe ka telefonuar ambulancën dhe policinë, ku edhe është bërë transportimi i të resë në spital. Një grup hetimor ka qëndruar në zonë ku kanë nisur krehjen e zonës dhe marrjen e dëshmive ndërkohë gjatë rrugës dhe dhënies së ndihmës së parë është pyetur edhe Melisa që iu ka shpjeguar efektivëve se e la takimin larg shtëpisë që mos të dëgjohej nga njerëzit e saj sherri mes tyre.

Ajo është përpjekur të tregojë atë moment tmerri duke iu thënë policëve se u largova nëpër rrugicë dhe u ula tek shkallët e një banese bosh për të diskutuar me të. Por sapo ajo është ulur, ai pa folur me të fare, i ka hedhur benzinën. Gruaja ka tentuar të largohet me shpejtësi, por ai e ka dhunuar dhe më pas i ka vënë edhe shkrepësen dhe më pas ajo nuk ka mbajtur mend asgjë çfarë ka ndodhur. Vëllai i Melisës i ka thënë policisë se Eltoni ka kaluar para banesës së tyre, por kur ai ka dalë jashtë nuk e ka parë më dhe prej tri ditësh policia nuk ka mundur ende ta vendosë në pranga

You may also like