Një kamion i kompanisë së ujit “Lajthiza” është bërë shkak që qarkullimi i mjeteve ne Tunelin e Llogarasë të bllokohej për disa minuta ditën e djeshme.
Advertisements
Shoferi ka shkelur urdhrin që ndalon qarkullimin e kamionëve dhe mjeteve të tjera të tonazhit të rëndë në tunel, nderkohe qe gjate sezonit u tha se gjithcka do mbikqyrej nga policia, nuk eshte e qarte pse eshte lejuar levizja e tij aty.
Advertisements
Pasi ka arritur në gjysmë të rrugës, shoferi ka vendosur të kthehet mbrapsht duke bllokuar plotësisht qarkullimin e mjeteve brenda në tunel.Është e paqartë nëse drejtuesi i mjetit ka vendosur vetë të kthehej në mes të tunelit, apo punonjësit e Policisë së Shtetit që merren me menaxhimin e qarkullimit në këtë aks e kanë detyruar të kthehet pas.Qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë është i ndaluar në Tunelin e Llogarasë, ndaj rruga e vetme për to për të shkuar më thellë në jug të vendit, nga Vlora, është rruga e vjetër nga Qafa e Llogarasë.
Nga policia, ende nuk ka ndonje njoftim per mase te vendosur ndaj automjetit te tonazhit te rende.
Advertisements
Ne faqen zyrtare te policise se Vlores nuk ka ende asnje lajmerim.