Një grua shtatzënë ishte në mesin e 12 personave që vdiqën pasi një varkë me emigrantë u përmbys në Kanal, raporton The Guardian.
Advertisements
Gjithashtu mësohet se në mesin e viktimave ishin edhe 6 fëmijë dhe 10 femra.
Advertisements
Mësohet se viktimat ishin kryesisht me origjinë nga Eritrea, vend në lindje të Afrikës.
Zyrtarët francezë thonë se nuk kanë detaje që të lejojnë të specifikish kombësitë e sakta.
Advertisements
Më pak se tetë persona kishin veshur jelek shpëtimi në anijen e mbipopulluar, sipas ministrit të Brendshëm francez, Gerald Darmanin.
Ekipet e shpëtimit shpëtuan mbi 50 persona nga varka, duke përfshirë dy të cilët janë në gjendje kritike.