Aksident në vend| “Hyundai” del nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja

by editor

Një aksident automobilistik raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Lin.

Advertisements

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se një 68-vjeçar duke drejtuar automjetin e tij tip ‘Hyundai’, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe makina ka dalë nga rruga.

Advertisements

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 68-vjeçari dhe një pasagjere e cila ishte me të në atë moment.

Ata fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertisements

Njoftimi i Policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 11:40, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Lin, shtetasi A. Xh., 68 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi A. Xh. dhe pasagjerja në automjet, shtetasja K. Xh., po marrin mjekim, në spital, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

You may also like