Një 67-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
Advertisements
Sipas policisë, A. Gj., 67 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Advertisements
Teksa policia deklaron se është ngritur një grup i posaçëm hetimor lidhur me zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Advertisements
Durrës/Informacion paraprak/ Rreth orës 14;50, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasja A. Gj., 67 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 67 vjeçares.