Vendi ynë do të vijojë të jetë edhe sot në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Advertisements
Sipas SHMU, moti parashikohet të jetë me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare e kalimtare.
Advertisements
Temperaturat më të larta do të regjistrohen në Elbasan e Berat, ku termometri do të shënojë 35 gradë celcius, ndërsa Tirana, Lezha, Durrësi e Gjirokastra do të kenë temperatura maksimale 34 gradë celcius.
Era do të fryjë kryesisht me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s, ndërsa në male, lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 8-14m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2ballë.
Advertisements